N.T.P FIDANI-L u themelua ne vitin 2001 menjëherë mbas mbarimit te luftës, situata e vështirë dhe mungesa e mjeteve ndikuan shumë ne qëndrimin stabil te ndërmarrjes.

Pasi qe i importuam disa prej makinerive te renda (ekskavator , kamion , minibus etj) nga Gjermania, filluam qe dal ngadalë te kryejmë punime te vogla si : kanale për ujitje, gropime, drenazhime etj.

Nga viti ne vit ndërmarrja jone po arrinte qe ta rriste kapacitetin e vet punues ashtu dhe profesional, gjate viteve 2003-2009 FIDANI-L arriti qe te ndërtonte disa projekte: Ujësjellësi ne Isniq , kanalet e ujitjes ne fshatrat e Gjakovës , rezervuari i ujit te pijes ne Peje etj.

Kështu me punën e zellshme dhe korrekte arritëm qe te jemi njëra nder ndërmarrjet me serioze dhe profesionale ne nivel vendi.