N.T.P FIDANI-L u themelua ne vitin 2001 menjëherë mbas mbarimit te luftës, situata e vështirë dhe mungesa e mjeteve ndikuan shumë ne qëndrimin stabil te ndërmarrjes. Pasi qe i importuam disa prej makinerive te renda (ekskavator , kamion , minibus etj) nga Gjermania, filluam qe dal ngadalë te kryejmë punime te vogla si : kanale për ujitje, gropime, drenazhime etj. Nga viti ne vit ndërmarrja jone po arrinte qe ta rriste kapacitetin e vet punues ashtu dhe profesional, gjate viteve 2003-2009 FIDANI-L arriti qe te ndërtonte disa projekte: Ujësjellësi ne Isniq , kanalet e ujitjes ne fshatrat e Gjakovës , rezervuari i ujit te pijes ne Peje etj. Kështu me punën e zellshme dhe korrekte arritëm qe te jemi njëra nder ndërmarrjet me serioze dhe profesionale ne nivel vendi.

Ndërtimi i rezervuarëve për furnizimin e rrjetit te ujësjellësit Hidrodrini ne Peje

Ky projekt është i financuar nga KFW Bank (Banka Gjermane për zhvillim) Realizimi i keti projekti është bere gjate viteve 2012-2013 Ky rezervuar shërben për rritjen e kapacitetit si dhe kualitetit te ujit te pijes ne rrjetin e kompanisë Hidrodrini ne Pejë.

Vlera e projektit : 412,669.56€


Ndërtimi i kanaleve për ujitje ne zonat rurale

Ky projekt është realizuar nga ana e kompanisë sonë N.T.P FIDANI-L gjate periudhës kohore 2011-2012 dhe 2013, ky projekt është i financuar nga K.K Gjakovë. Nga vete titulli i projektit ndërtimi i këtyre kanaleve është shumë i rendesishem për ujitjen e qindra hektarëve toke bujqësore.

Vlera e projektit : 940,451,00€


Ndertimi i parkut memorial te martireve ne fshatin Mejë – Gjakovë

Edhe ky projekt është i financuar nga K.K Gjakovë (faza e parë) ,ky projekt ka filluar te realizohet gjate vitit 2012-2013. E gjithë rëndësia e keti projekti është parku memorial i martireve te Komunës se Gjakovës dhe me gjere.

Vlera e projektit : 1,120,300.00€



ME SHUME